LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Jam i gatshëm për bashkëpunim me Kuvendin e ri bullgar

Kryeparlamentari Talat Xhaferi në një deklaratë për AIM ka potencuar se është i gatshëm që të zhvillojë takim dypalësh qoftë këtu apo atje (Bullgari) për të vendosur komunikim zyrtarë ndërparlamentar në nivelin më të lartë me përbërjen e re të Parlamentit bullgar dhe për të kapërcyer mosmarrëveshjet.

“Ka gjithmonë një mundësi nëse ka gatishmëri dhe vullnet të ndërsjellë për të komunikuar dhe shkëmbyer se cila do të ishte marrëdhënia dhe bashkëpunimi. Fatkeqësisht, atje nuk kishte asnjë Kuvend efektiv gjatë gjithë vitit.

Në përbërjet e mëparshme mund të them se në nivel parlamentar marrëdhëniet tona kanë qenë të shkëlqyera në komunikimin mes nesh si kryetarë parlamentesh.


Sigurisht që ka vend në vitin e ardhshëm nëse ka interes, jam i gatshëm në çdo moment që të kemi një takim dypalësh këtu apo atje dhe të vendosim atë komunikim zyrtar ndërparlamentar në nivelin më të lartë. Dhe siç thashë, aty mund të hapen tema të caktuara për t’u shpjeguar jozyrtarisht se cili është ndryshimi në aspektin e të menduarit, dhe institucionet e tjera pastaj t’i sqarojnë ato gjëra se cili do të ishte kuadri ligjor për tejkalimin e dallimeve që kemi në raport për disa çështje”, thotë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori