Sot bëhen 21 vite nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët.
Ai ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët.
Në 21 vjetorin e rënies së heroit kombit Agim Ramadani, kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, njeheritë bashkëluftëtari i Komandant Katana e përkujton me emocion mikun e tij Agim Ramadanin
“Sot shënohet 21 vjetori i rënies sate në altarin e lirisë, sot e 21 vite ju rate për të mos vdekur kurrë. Si çdo përvjetor malli dhe dhimbja për ty shtohet, ishe dhe do mbetesh vëllau dhe njeriu më i veçantë për mua. Pak vite na ndanin në moshë, por na bashkonin aq ideale, si dy mërgimtarë me halle të njëjta të detyruar pa dëshirë që të bëjmë një jetë në vend të huaj, të etur për atdhe nuk rreshtëm së vepruari për vendin tonë prej nga ku ishim shkuar”, ka thënë Gashi.
Gashi ka thurur lavde për heroin Agim Ramadani.
“Agim, shumëkush ta kishte zili për punën e madhe që bëje me mërgimtarë e në veçanti antarësimi juaj në akademinë e arteve të Evropës, ta kishin zilin sepse ishe i kompletuar me të gjitha.
Përveç që të mungonte liria, si poet e piktor me shpirt artisti gjete gjithnjë fjalët më të mira që të na motivoje, epror dhe ushtarak i zgjuar gjithnjë ishe në përkrahje të ushtarit, u bëre komandat i shquar dhe më i suksesshmi në betejat që zhvillove.
Më kujtohet dita kur filloj Epopeja e Lavdishme e Jasharajve; ti the “më s’ka kohë të rrimë në dritare duke shikuar çka po ndodh”, Ne vendosëm shumë shpejtë që të nisemi për atdhe sepse atdheu po na kërkonte, që nga ajo ditë kishim pak momente që na ndanin në detyra të ndryshme.
E kujtoj si tani, kur ishim në bjeshkët e Gjeravicës dhe po i vështronim tokat e Kosovës e kur the: “Xhafë, shih çfarë natyre ka Kosova, ja vlen të vdiset për një pikë ujë Kosove”! Kujtoj edhe kur the se edhe nëse një ushtar do mbetet do ketë obligim të formojë ushtrinë e të vazhdojë edhe më tutje.
Strategjia jote e lartë bëri që të hartohej plani për thyerjen e kufirit njëqindvjeçar shqiptaro-shqiptar, sepse ti e ndjeje atë, e kishe pikturuar edhe në pikturën tënde në vitin 1993, edhe atëherë kur nuk e dije ku është Fushëbeteja e Koshares, por me aq guxim siç edhe emri me të cilin u njohe KATANA e që të përfaqësonte, na prije para gjithherë”, ka shkruar ai në Facebook.
Secili epitet të shkonte, vëlla, por sot Heroi im, më fal që me kaq mall shkruaj sepse sot jam po aty ku u ndamë me ty! Na the edhe në poezin tënde:
“Tani unë jam hi dhe hije nuk kam
Se kam ndërruar jetë askush nuk e di
Më kërkojnë, pyesin ku kam mbetur
Në trupin tënd të brishtë jam shkrirë
Nuk jam tretur”…,
andaj të ndjejmë përherë por nuk mund të prekim.
Ju fituat heroi im, ju fituat pavdekësinë kurse ne bashkëluftëtarët e tu vetem dhimbjen për ju.
Data 11 dhe muaji Prill, sjellin shumë dhimbje për ne, por krenaria dhe mburrja e mundin dhimbjen.
Heroi im, ti le shumë shokë nga Brigada 138, e te të cilët sot në trupin e tyre të brishtë je shkri e nuk je tretur,
Pusho i qetë vëlla, në dheun e Kosovës, të cilës ja dhe jetën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame