Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka deklaroi sot se, Shqipëria u bë një nga themeluesit e grupit të miqve për llogaridhënie për krimet e kryera në Ukrainë.
Në fjalën e saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për llogaridhënien për krimet në Ukrainë, organizuar nga Shqipëria dhe Franca, Xhaçka tha se, “është shumë e rëndësishme që bota të dëgjojë atë që po ndodh në Ukrainë”
Xhaçka i shprehu mirënjohje Prokurores së Përgjithshme të Ukrainës, e cila theksoi ministrja “ka dokumentuar mbi 8 mijë raste të krimeve të kryera nga ushtria ruse në Ukrainë”
“Unë vij nga Ballkani Perëndimor. Një rajon që deri më 24 shkurt 2022 cilësohej si teatri i luftës së fundit në Evropë. Skenat e gjakderdhjes dhe shkatërrimit që ne shohim në pamjet që vijnë nga Ukraina, godasin shumë më ndryshe dikënd për të cilin lufta dhe krimet e luftës nuk janë gjëra për të cilat lexoni në librat e historisë, por kujtime nga disa dekada më parë”, theksoi Xhaçka.
Xhaçka nënvizoi se, “në vitin 1999, vendi im, familja ime, strehoi familje që kishin ikur nga lufta brutale dhe fushata e spastrimit etnik në Kosovë. Thellë në memorien time nga ajo kohë ka mbetur ajo ndjenja e pafuqisë për të ndaluar atë që po ndodhte duke besuar fort se kushdo që po i kryente ato krime të tmerrshme duhej të paguante”.
“Kjo ndjenjë u rizgjua tek unë dhe tek shumë njerëz në Shqipëri dhe në mbarë botën, kur nga Ukraina u shfaqën imazhet e tmerrshme , ku krime të tilla po kryheshin para syve tanë kundër njerëzve të pafajshëm, në një vend që nuk kishte bërë asgjë për të provokuar sulmin kundër tij”, theksoi Xhaçka.
Natyrisht, u shpreh Xhaçka, “jo vetëm për shkak të historisë së fundit të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria u bë një nga 48 vendet që ia referuan situatën në Ukrainë Prokurorit të Përgjithshëm të GJNP-së vetëm pak ditë pas fillimit të konfliktit. Dhe kjo nuk ndodhi për shkak të kujtimeve të dhimbshme të viteve 1990, që Shqipëria të bëhej një nga themeluesit e këtij Grupi Miqësie për Llogaridhënie”.
“E bëmë sepse besojmë se bota ka detyrimin të bëjë më të mirën për t’i ofruar drejtësi popullit ukrainas. E bëmë sepse pavarësisht përsëritjeve të dhimbshme të situatave të tilla tragjike në historinë tonë të fundit, bota ende nuk ka një mënyrë më të mirë, më efikase për të siguruar që krime të tilla të mos ndodhin më, ku shkaktarët duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha Xhaçka.
Por, shtoi ministrja Xhaçka, “ka edhe një arsye tjetër pse ne e bëmë atë, e cila është veçanërisht prekëse në rastin e luftës së paligjshme të agresionit rus kundër Ukrainës. Sepse Rusia është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, një vend që supozohet të jetë një nga mbrojtësit e sistemit të bazuar në rregulla ndërkombëtare dhe për këtë arsye është e pajisur me të drejtën e vetos, por papritmas u kthye në mashtruese”.
“Një i ashtuquajtur mbrojtës i sistemit, ka nisur një luftë kundër një fqinji, duke kryer krime të paimagjinueshme në këtë proces, pse? Jo sepse u sulmua, jo sepse u kërcënua, por sepse zgjodhi. Ajo nuk është ndalur, edhe kur Asambleja e Përgjithshme e kësaj Organizate e dënoi në masë luftën e saj duke I kërkuar ta ndalonte atë”, theksoi Xhaçka.
“Në çfarë bote do të jetonim nëse nuk bashkohemi përballë kësaj? Çfarë lloj mesazhi do t’i dërgonim çdo diktatori aspirant dhe çdo regjimi që për arsye zgjedhjeje vendos se nuk është i kënaqur me kufijtë, me hapësirën gjeopolitike apo me burimet e tij?”, tha Xhaçka.
“Është gjithashtu për këtë arsye pse Rusia duhet të mbajë përgjegjësi. Dhe kjo është diçka që i detyrohemi edhe popullit ukrainas, të cilët në këtë luftë po luftojnë jo vetëm për tokën dhe vendin e tyre, por edhe për ne, për paqen, sigurinë dhe stabilitetin dhe për të ardhmen e të gjithëve ne”, u shpreh Xhaçka.
“Llogaridhënia ka të bëjë me mbrojtjen e themeleve të sistemit tonë, parimeve të Kartës së OKB-së, vlerave tona të përbashkëta dhe përgjegjësisë sonë të përbashkët. Ne nuk mund ta parandalonim këtë konflikt, por nuk duhet të dështojmë që përgjegjësit të japin llogari”, nënvizoi Xhaçka. /ATSH
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos