LAJMI I FUNDIT:

Xavi paralajmëron ndryshime, por i bën edhe autokritikë skuadrës

Xavi paralajmëron ndryshime, por i bën edhe autokritikë skuadrës

Barcelona do të përballet në udhëtim te Shakhtar Donetsk në kuadër të xhiros së katërt në grupet e Ligës së Kampionëve.

Trajneri i katalunasve, Xavi Hernandez ka thënë se për këtë ndeshje do të bëjë disa ndryshime në formacionin bazë.

Tekniku katalunas nuk ngurroi të jap autokritikë për skuadrën për ndeshjen ndaj Real Sociedad të cilën e fituan në minutën e fundit.


Barcelona do të udhëtoj drejt Gjermanisë me dy mungesa të mëdha
Lexo po ashtu Barcelona do të udhëtoj drejt Gjermanisë me dy mungesa të mëdha

“Nuk zhvilluam një ndeshje të mirë kundër Real Sociedadit. Ata luajtën me më shumë intensitet, por ne morëm 3 pikë kundër një ekipi të madh.

“Sigurisht që do të ketë rotacion për shkak të lodhjes, goditjeve të marra, shqetësimeve të shumta fizike. Kemi nëntë pikë nga nëntë të mundshme, praktikisht një ecuri e deritanishme ideale, duhet të konfirmojmë veten. Nuk duhet të lëmë të na ikë mundësia”, tha Xavi.

Krejt në fund ai foli edhe për qëllimin që ka me Barcelonën e tij.

Fitoi në ‘frymën e fundit’ ndaj Sociedadit, Xavi me lavdata të mëdha për yllin e baskëve
Lexo po ashtu Fitoi në ‘frymën e fundit’ ndaj Sociedadit, Xavi me lavdata të mëdha për yllin e baskëve

“Ne duhet të rikuperojmë një nivel të caktuar. Identiteti ynë është të përpiqemi të imponohemi, të dominojmë, të rikuperojmë topin me presion të lartë”.

“Projekti im është në gjysmë të rrugës, ne duhet të jemi një Barcelonë e madhe, që garon në Evropë dhe dominon në Spanjë. Filmi perfekt është të luash mirë dhe të fitosh”, deklaroi Xavi Hernandez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori