LAJMI I FUNDIT:

Xavi paralajmëron futbollistët e tij: Kujdes nga Vedat Muriqi

Xavi paralajmëron futbollistët e tij: Kujdes nga Vedat Muriqi

Mallorca dhe Barcelona do të përballen në kuadër të xhiros së shtatë në La Liga.

Pasi kanë marrë kryesimin e La Ligas, Xavi synon që ta ruaj këtë pozitë me Barcelonën e tij dhe qëllimi është të marrë tre pikë në Estadi Mallorca Son Moix.

Megjithatë trajneri katalunas ka paralajmëruar futbollistët e tij që të kenë kujdes nga Mallorca si dhe nga sulmuesi kosovar Vedat Muriqi që është rreziku kryesor për çdo kundërshtar të skuadrës së tij.


Presidenti i Atletico Madrid paralajmëron Barcelonën për Joao Felixin: Është futbollist i madh, por është i joni
Lexo po ashtu Presidenti i Atletico Madrid paralajmëron Barcelonën për Joao Felixin: Është futbollist i madh, por është i joni

“E dimë fare mirë që Mallorca është një skuadër shumë e vështirë për t’u përballur. Punojnë mirë në repartin defensiv, punojnë me një linjë prej pesë lojtarësh në mesfushë dhe pastaj në sulm kanë lojtarë si Muriqi apo Amath”.

“Do të jetë padyshim një ndeshje e komplikuar në një fushë të vështirë. Duhet të shfrytëzojmë hapësirat”, tha Xavi.

Frenkie De Jong rrezikon të mbetet jashtë fushës për një kohë të gjatë
Lexo po ashtu Frenkie De Jong rrezikon të mbetet jashtë fushës për një kohë të gjatë

Xavi u pyet nëse Barcelona ka skuadër më të mirë se sa Real Madridi, por ai ka refuzuar që tani të japë një përgjigje të prerë.

“Këtë mund ta themi vetëm në muajin qershor. Varet nga mënyra si e shohim futbollin, por në fundin e sezonit bëhen llogaritë. Unë jam i lumtur për lojtarët që kam në dispozicion, por nuk bëj krahasime me Realin”, deklaroi trajneri katalunas. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori