Xavi nuk e mbante mend emrin e yllit të Manchester United - e quajti "ai portugezi"

Të enjten, Manchester United dhe Barcelona do të përballen në ndeshjen e dytë të play-offit në Ligën e Evropës në “Old Trafford”.
Ndeshja e parë përfundoi 2-2 në një ndeshje të bukur me raste nga të dyja palët.
Një ditë para ndeshjes së kthimit në Mançester, Times publikoi një intervistë me trajnerin e Barcelonës, Xavi, dhe një detaj prej saj filloi të përhapet në rrjetet sociale.
Gjegjësisht, në intervistë, Xavit nuk i kujtohej emri i yllit të Manchester United, Bruno Fernandes dhe e quajti atë "ai portugez".
"Ten Hag nxjerr të gjithë talentin nga lojtarët e tij. Shikoni Jadon Sancho, Marcus Rashford, atë portugezin... E shihni gjithashtu se si luan Fred", ka thënë trajneri i Barcelonës.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































