LAJMI I FUNDIT:

Xavi me kërkesë të çuditshme për bordin e Barcelonës dhe presidentin Laporta – ka të bëjë me Cancelon

Xavi me kërkesë të çuditshme për bordin e Barcelonës dhe presidentin Laporta – ka të bëjë me Cancelon

Trajneri i Barcelonës, Xavi dëshiron që Joao Cancelo të jetë i pranishëm në seancën stërvitore të Barcelonës të enjten, më 31 gusht.

Lajmi është dhënë nga gazetari Gerard Romero, që është i afërt me klubin e Barcelonës.

Është një kërkesë mjaft e çuditshme pasi Barcelona ende nuk ka nënshkruar me portugezin dhe kjo mund të ndodhë vetëm në orët e fundit të afatit kalimtar veror që mbyllet vonë më 1 shtator.


Ndoshta Xavi thjesht dëshiron që Barça të përshpejtojë nënshkrimin e mbrojtësit të djathtë, në mënyrë që ai të jetë i disponueshëm për ndeshjen si mysafir në La Liga kundër Osasuna të dielën, më 2 shtator.

Barcelona nuk mund të nënshkruajë me 29-vjeçarin për momentin, pasi janë duke pritur për largimet e mundshme, paratë e ‘levës’ ose garancinë bankare që do t’i lejonte klubit të ketë 20 milionë euro menjëherë.

Sa do t'i duhet Barcelonës të paguajë për ta bërë të përhershëm transferimin e Cancelos
Lexo po ashtu Sa do t'i duhet Barcelonës të paguajë për ta bërë të përhershëm transferimin e Cancelos

Joao Cancelo është një mbrojtës i krahu që mund të luajë si në të djathtë ashtu edhe në të majtë. Portugezi njihet për cilësitë e tij në fazën e sulmit, gjë që nuk mund të thuhet për atë mbrojtjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy yje largohen nga kampi i Kosovës për shkak të lëndimeve, ftohet një

Dy yje largohen nga kampi i Kosovës për shkak të lëndimeve, ftohet një

Përfaqësuesja e Kosovës
Hojlund shkatërroi Portugalinë dhe festoi me

Hojlund shkatërroi Portugalinë dhe festoi me "Siu!" përballë Ronaldos: Reagimi i portugezit i thotë të gjitha

Ndërkombëtare
UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
‘Komploti’ i Barcelonës për rikthimin sensacional të Messit

‘Komploti’ i Barcelonës për rikthimin sensacional të Messit

La Liga
Juventusi kontakton trajnerin legjendar të Interit për të zëvendësuar Thiago Mottan

Juventusi kontakton trajnerin legjendar të Interit për të zëvendësuar Thiago Mottan

Serie A
Shqipëri – Angli, formacionet e mundshme – Sylvinho me disa ndryshime

Shqipëri – Angli, formacionet e mundshme – Sylvinho me disa ndryshime

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori