LAJMI I FUNDIT:

Xavi: Duhej të fitonim me më shumë se dy gola epërsi

Xavi: Duhej të fitonim me më shumë se dy gola epërsi
(Foto: Twitter/Carrusel Deportivo)

Xavi Hernandez ka thënë se Barcelona e dominoi ndeshjen ndaj Napolit që përfundoi baras duke thënë se skuadra e tij meritoi të fitonte me më shumë se dy gola epërsi.

Piotr Zielinski e zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë në Camp Nou në sfidën e Ligës së Evropës, ndërsa Ferran Torres e barazoi nga pika e bardhë.

“Na mungonte vetëm finalizimi. E lëviznim topin mirë dhe kishim 20 mundësi shënimi, shtatë prej të cilave shumë të pastra. Duke marrë parasysh mënyrën si luajtëm, e kemi merituar fitoren, madje me më shumë se dy gola epërsi”.


“Jemi në Ligën e Evropës, nuk është një miqësore, prandaj rezultati është i pamjaftueshëm, por jam i kënaqur me paraqitjen”.

Spalletti: Barcelona e meritoi barazimin, por ajo nuk ishte penallti
Lexo po ashtu Spalletti: Barcelona e meritoi barazimin, por ajo nuk ishte penallti

“Është për të ardhur keq që nuk e transformuam dominimin tonë në më shumë gola. Djemtë bënë stil të rrjedhshëm futbolli, sulmuam deri në fund dhe u përpoqëm në secilën mënyrë për të shënuar”, ka thënë trajneri i Barcës në konferencën për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori