Xabi Alonso vendos ta rikthejë në ekip ish-yllin e Real Madridit

Real Madridi pritet ta aktivizojë klauzolën e riblerjes për Nico Paz, pas paraqitjeve të tij të mira në Serie A tek Como.
Sipas gazetarit Matteo Moretto, Real Madridi pritet që të aktivizojë klauzolën e riblerjes për Nico Paz.
Como, të cilët u promovuan në Serie A për sezonin 2024/2025, e transferuan mesfushorin për gjashtë milionë euro për ta përforcuar ekipin e Cesc Fabregas.
Sidoqoftë, Madridi ka mbajtur një klauzolë të riblerjes për tetë milionë euro dhe mund ta aktivizojnë atë gjatë ditëve në vazhdim.
Një produkt i akademisë së Real Madridit, Nico Paz nënshkroi për Comon në verën e vitit 2024.
Nën udhëheqjen e Fabregas, Paz u shndërrua shpejt në njërin prej lojtarëve më të dalluar në kampionat.
Ai shënoi gjashtë gola dhe dhuroi tetë asistime këtë sezon, duke bërë që të fitojë çmimin si ‘Lojtari më i mirë U21’ në Serie A.
Një lojtar i cili mund të mbulojë disa pozicione, duke qenë i aftë të luajë si mesfushor por edhe si sulmues anësor, Xabi Alonso mund të joshet që ta rikthejë atë në ‘Bernabeu’.
Sipas statistikave të publikuara nga Opta, Nico Paz udhëheq në Serie A sa i përket numrit të aksioneve të krijuara për gol me 16 sosh.
Ai gjithashtu udhëheq edhe në aspektin e driblimeve të kompletuara, pasi i ka dribluar me sukses plotë 69 lojtarë./Telegrafi/




















































