Aktorja e filmit “Four Christmases” po ashtu do të jetë producente e filmit “Pharm Girl”, që flet për një të punësuar ambicioze, e cila ngrihet në postet e një kompanie të dyshimtë të barërave.

Skenari i filmit është bërë nga Glenn Ficarra dhe John Requa, të cilët janë në bisedime të realizojnë edhe regjinë e projektit.

Filmi është një prej projekteve komike të Witherspoon. Aktorja aktualisht është duke realizuar filmin “Nice”, ndërsa më pas do të jetë pjesë edhe e komedisë “Used Guys”, ku do të luajë krahas Ben Stiller.