Wily Hernangomez zgjidhet MVP i Eurobasket 2022, konfirmohet edhe pesëshja ideale

Spanja është kampione e re e Evropës, ndërsa pas mbylljes së garës është zgjedhur ekipi ideal i Eurobasket 2022, kampionat që do të mbahet mend për basketboll shumë të mirë dhe surprizat të shumta.
Lojtari më i mirë (MVP) i turneut u shpall spanjolli Wily Hernangomez.
Ai e mori çmimin nga legjendari gjerman Dirk Nowitzki.
Pesëshja ideale ishin: Giannis Antetokounmpo, Lorenzo Brown, Rudy Gobert, Willy Hernangomez dhe Dennis Schroder.
Kujtojmë se në finalen e Eurobasketit në Berlin, spanjollët mposhtën skuadrën franceze me rezultat 88:76.
Vendin e tretë e fitoi Gjermania, e cila mposhti Poloninë me rezultat 82:69. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































