Mesfushori me tipare sulmuese i Chelseat, Willian po bëhet gati për një largim nga Stamford Bridge.

Braziliani po zhvillon një sezon të vështirë me Blutë e Londrës, duke bërë vetëm gjashtë ndeshje në Ligën Premier.


Mungesa e lojërave ka bërë që Willian të mendoj seriozisht largimin nga Stamford Bridge gjatë janarit ose afatit veror.

Sipas mediumit brazilian UOL, 29-vjeçari është gati të largohet nga klubi për të përjetuar dikur tjetër eksperienca të reja.

GettyImages 839809286 Willian nuk po kalon ditë të mira te Chelsea (Getty Images)

Megjithatë, ka një mundësi që Chelsea ta ndaloj largimin e brazilianit Willian.

Nëse drejtuesit e Londrës vendosin të heqin dorë nga shërbimet e menaxherit Antonio Conte, Willian do të jetë i përgatitur të pres menaxherin e ri.

Willian thuhet se ishte në listën e ngushtë të Jose Mourinhos në verë, për një ribashkim në Manchester United, por që ky transferim nuk arriti të materializohej.

Çmimi i anësorit brazilian mendohet të jetë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app