Sulmuesi i Crystal Palace, Wilfried Zaha shënoi një gol mahnitës nga distanca kundër Norwich Cityt, përpara se të prodhonte një nga penalltitë më të këqija që mund të shihni ndonjëherë.
Norwich kaloi në epërsi në Carroë Road me golin më të shpejtë të sezonit të Ligës Premier, me Teemu Pukki që shënoi për ekipin vendas pas vetëm 40 sekondash.
Palaces iu deshën pak më shumë se një orë për të arritur golin e barazimit në stilin dramatik.
Zaha u fut brenda nga e majta përpara se të gjuante me një goditje të pandalshme e cila përfundoi pas shpinës së portierit të Norwich, Angus Gunn.
Ky ishte rikthimi perfekt për Zahan, i cili nuk ishte paraqitur për Palace që nga ‘Boxing Day’ shkaku i një pezullimit dhe pastaj pjesëmarrjes në Kupën e Kombeve të Afrikës me Bregun e Fildishtë.
Ai pati mundësinë për të kaluar skuadrën e tij në avantazh nga pika e bardhë vetëm pak minuta më vonë pasi Tyrick Mitchell u ndalua brenda zonës.
Por, ish-sulmuesi anësor i Manchester United goditi me lehtësi dhe keq gjuajtjen e tij, e cila përfundoi shumë larg shtyllës.
Ky ekzekutim i Zahas prodhoi njërën nga penalltitë më të këqija që keni parë ndonjëherë dhe tashmë është bërë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Acho que essa foi a pior cobrança de pênalti que já vi
Crystal Palace teve a chance perfeita de virar a partida contra o Norwich City e Zaha fez issopic.twitter.com/zBUWVE5LID
— Vitor Soares (@vitorbarso) February 10, 2022
Wilfried Zaha gagal membawa kemenangan bagi Crystal Palace, setelah gagal mengkonversi tendangan pinalti menjadi gol.
⚽ Zaha 60'
❌ Zaha 62'🟡🟢 NOR 1 – 1 CRY🔵🔴#ZAHA #CrystalPalace #Norwich
— SPORT7 (@sport7trans7) February 10, 2022