West Ham pranon ofertën e Arsenalin për Declan Rice: Mbeten të zgjidhen vetëm modalitetet

Declan Rice do të jetë me shumë gjasë lojtar i ri i Arsenalit, pasi klubi i tij aktual Ëest Ham e ka pranuar ofertën e ‘Topçinjve’.
West Ham i ka konfirmuar Arsenalit se do të pranojë ofertën e tyre prej 100 milionë funte (115.8 milionë euro) dhe 5 milionë të tjera në formë bonusesh për Declan Rice.
Dy klubet janë duke biseduar për modalitetet e pagesës, pasi West Ham dëshiron që shuma të paguhej brenda 18 muajsh.
Në anën tjetër Arsenali kërkon që kjo shumë të paguhet brenda katër vitesh. Janë duke u diskutuar detajet e fundit që të arrihet marrëveshja përfundimtare.
Për Rice kishte ofertë edhe nga Man City, por duket se Arsenali ishte më i bindshëm.
Me formën e pagesës Arsenali do të mbyllë edhe marrëveshjet me Kai Havertz dhe Jurrien Timber./Telegrafi/






















































