LAJMI I FUNDIT:

West Ham huazon turkun Tore

West Ham huazon turkun Tore

West Ham United ka huazuar nga Besiktasi mesfushorin e dalluar turk, Gokhan Tore.

NTV Spori turk ka bërë të ditur se ekipi nga Londra ka paguar 3 milionë euro për huazimin një vjeçar të lojtarit në fjalë.

Kujtojmë se trajneri i skuadrës londineze, Slaven Bilic e njeh nga afër Toren, me të cilin ka punuar pikërisht te Besiktas, para se të largohej stinorin e kaluar për në Ligën Premier.


West Ham po kërkon edhe një futbollist të Besiktasit, mbrojtësin e krahut të majtë, Ismail Koybasi.