LAJMI I FUNDIT:

Werner po mendon largimin nga Chelsea në verë

Werner po mendon largimin nga Chelsea në verë

Timo Werner iu bashkua Chelseat me shumë bujë në vitin 2020 nga RB Leipzig.

Skuadra londineze pagoi 53 milionë euro për transferimin e tij, por Werner nuk po arrin të jetë vendimtar te Chelsea.

Sulmuesi gjerman ka luajtur 37 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat duke shënuar 10 gola e duke asistuar në nëntë të tjerë, por nga ai është pritur më shumë.


Së fundmi trajneri Thomas Tuchel pati një debat me të dhe duket se gjermani nuk është i kënaqur me gjendjen e tij në Stamford Bridges.

Mediat angleze kanë raportuar se Werner po mendon largimin nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.

Lojtari mund të rikthehet në Bundesliga, ku Bayern Munich dhe Borussia Dortmund po shikojnë me kujdes situatën e tij.

Gjithsesi Chelsea do të shikojë ecurinë e lojtarit deri në fund të sezonit para se të marrë vendim nëse do ta shes atë ose jo ./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori