Eliminimi i Arsenalit nga Kupa FA e ka dëshpëruar pamasë trajnerin Arsene Wenger.

Topçinjtë i thanë lamtumirë kësaj kupe në një fazë të hershme, edhe pse konsideroheshin favoritë për të vazhduar tutje.


arsnealnottingham 1 (Foto: Getty Images)

“Ne u rrëzuan nga konkurrenca me një humbje 4-2 në Nottingham Forest dhe kjo dhemb shumë".

"Unë jam shumë i zhgënjyer me punën tonë, sepse Nottingham Forest ishte ekip më i mirë, më i rrezikshëm dhe fitoi shumë sfida", ka deklaruar francezi për Arsenal Player.

“Ne nuk ishim në nivel dhe kjo është ajo... E përgëzoj Nottingham Forestin, sepse ishte ekip më i mirë sonte (e diel)”, ka shtuar Wenger, transmeton KP.

arsnealnottingham 2 (Foto: Getty Images)

Trajneri i Topçinjve nuk e ka fshehur zemërimin e tij për eliminim nga gara e mëtejme.

“Më dhemb shumë. Jam shumë, shumë i zhgënjyer, por duhet të përqendrohemi në lojën tonë të ardhshme”, është shprehur ai.

Arsenali është eliminuar nga FA Cup, ndonëse përballë kishte skuadër që bën gara në Championship.

telegrafi sport app