Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se nuk do të shesin lojtar në janar.

Gunners kanë disa lojtarë që kërkojnë minuta më shumë për të fituar një vend në kombëtaret e tyre për ‘Rusia 2018’.


Jack Wilshere, Theo Walcott dhe Olivier Giroud, janë tre nga lojtarët që duan më shumë minuta me Arsenalin.

GettyImages 529105462 Calcot dhe Wilshare para ndeshjes (Gettty Images)

"Është e qartë që ai nuk po luan mjaftueshëm dhe për këtë ka folur edhe me përzgjedhësin Didier Deschamps. Ai do të gjejë një zgjidhje në javët në vijim”, ka thënë agjenti i lojtarit.

Por Wenger thotë se nuk do ta lejojë asnjë lojtarë të largohet, pasi klubi merr pjesë në të gjitha garat.

"E dua në ekip. Ne jemi kualifikuar për në Ligën e Evropës dhe kjo i bie që ne nuk duam ta reduktojmë skuadrën”.

GettyImages 879409844 Arsene Wenger, nuk lëshon pe (Getty Images)

"E kemi Kupën e Ligës. Pastaj vjen FA Kupa, Liga Premier ku është garë e fortë për top katër. Nuk duam të dobësohemi”.

"Ne duam t’i dëgjojmë interesat e lojtarëve, por do të shikohen edhe interesat e klubit, pasi klubi është më i rëndësishmi”.

"Ata duhet ta marrin vendimin e tyre, unë do ta marr timin”.

Wilshere, Walcott dhe Giroud janë të lidhur me largim nga Arsenali në janar. /Telegrafi/   

telegrafi sport app