Arsene Wenger ka folur në tema të ndryshme që lidhen me të ardhmen e futbollit, mes tyre Kylian Mbappe, i cili ai beson se do të zhvillohet duke u bërë lojtari më i mirë në botë.

Mbappe ka qenë njëri nga emrat më të përfolur në botën e futbollit viteve të fundit, ndërsa emri i tij është lidhur me klube të ndryshme, mes tyre Real Madridi.


Por, ish-menaxheri i Arsenalit, Wenger nuk mendon se ka rëndësi nëse Mbappe  qëndron në Paris apo lëviz diku tjetër, pasi ai është i destinuar për t’u bërë më i miri.

wenger

“Kylian do të jetë një nga më të mirët në botë”, ka thënë fillimisht Wenger për Le Parisien.

“Ndërsa ai piqet ai do të lëvizë në qendër ... veçanërisht me moshën, efikasiteti i tij do të rritet”.

“Pavarësisht nëse është në Paris apo Madrid do të bëhet më i miri”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

telegrafi sport app