Një robot i “uritur” për mbeturina kryesisht të plastikës është futur në liqenin Thames në Londër, si pjesë e përpjekjeve që ta mbajnë sa më të pastër ujin.
Bëhet fjalë për robotin WasteShark, roboti i parë i marinës që u fut në lumin e Londrës me aftësinë për të ‘gëlltitur’ deri në 500 kilogramë mbeturina apo 22.700 shishe të plastikës, transmeton Telegrafi.
Ky “peshkaqen elektrik” është lëshuar në ujë dhe mund të lundrojë 5 kilometra, duke larguar pothuajse çdo shishe të plastikës që është hedhur në ujë.
Kjo përpjekje vjen në kohën kur mbeturinat e plastikës në nivel janë dyfishuar që nga viti 2000, ku vetëm 9 për qind e tyre largohen dhe riciklohen.
Me këtë robot mëtojnë të mbajnë ujërat sa më të pastra dhe të largojnë çdo mbeturinë që mund të ketë rënë në lumin Thames të Londrës. /Telegrafi/