LAJMI I FUNDIT:

Washington Post: Shtetet e Bashkuara privatisht i kërkuan Ukrainës, të jetë e hapur për të negocuar me Rusinë

Washington Post: Shtetet e Bashkuara privatisht i kërkuan Ukrainës, të jetë e hapur për të negocuar me Rusinë

Shtetet e Bashkuara privatisht kanë inkurajuar Ukrainën që të sinjalizojë që të jenë të hapur për bisedime me Rusinë, raporton Washington Post.

Në anën tjetër nga Departamenti amerikan i Shtetit, publikisht kanë pranuar se Moska është duke eskaluar në luftën në Ukrainën, dhe se nuk dëshiron seriozisht të përfshihet në bisedime për paqe, transmeton Telegrafi.

Kjo e përditshme amerikane citon burime të paemëruara, që kanë thënë se kërkesat e zyrtarëve amerikanë nuk ka pasur për qëllim që ta shtyjnë Ukrainën të ulet në tavolinë për të biseduar, por se duhet bërë mirë llogaritë dhe të sigurohet që Kievi të ketë mbështetjen e vendeve tjera.


Zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas kanë pranuar se ndalesa për bisedimet e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me presidentin rus Vladimir Putin, ka nxitur një lloj brenge në disa pjesë të Evropës, Afrikës dhe Amerikës Latine, ku pasojat e luftës janë vërejtur më shumë në ushqim dhe derivate.

“Lodhja nga Ukraina është një realitet për disa nga partnerët tanë”, citohet një zyrtar i paemëruar amerikan.

Zelensky gjatë 4 tetorit nënshkroi dekretin me të cilin zyrtarisht shpall të pamundur çfarëdo lloj bisedime mes Ukrainës dhe Putinit, por dera mbetet e hapur për bisedime me Rusinë.

Këshilli për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, nuk ka komentuar menjëherë rreth kësaj çështje që u raportua në masë të madhe.

“Kemi thënë më herët dhe po i ripërsërim: Nëse Rusia është e gatshme për bisedime, duhet të ndalë menjëherë bombat dhe raketat e saj si dhe të tërheq trupat nga Ukraina”, thanë nga Departamenti amerikan i Shtetit.

“Kremlini po vazhdon ta esklaojë këtë luftë. Ata kanë treguar mosgatishmërinë për t’u përfshirë seriozisht në bisedime para se të fillonte pushtimin e Ukrainës”, thuhej ndër tjera në kumtesë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump konfirmon tarifat për Meksikën dhe Kanadanë

Trump konfirmon tarifat për Meksikën dhe Kanadanë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Botë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Kalo në kategori