Wanda mohon shkrimet e mediumeve për kushtëzimet në lidhje me rikthimin e Icardit, lojtari të mërkurën teste

Wanda Nara i ka mohuar pretendimin e Gazzetta dello Sport se ajo e ka kërcënuar Interin, duke kërkuar që Mauro Icardit t’i kthehet mbrapa shiriti i kapitenit.Gazeta në një shkrim të publikuar sot ka njoftuar se të martën Wanda i kishte kërkuar Interin të kërkonte falje për vuajtjet që ia kanë shkaktuar burrit të saj pas heqjes së shiriti të kapitenit.
Agjentja dhe gruaja e lojtarit reagoi në rrjetet sociale për këtë shkrim.

"Një turp! Ata vazhdojnë të shkruajnë mbeturina dhe është më e rrezikshme”.
"Gjithmonë ka vetëm një të vërtetë!", ka shkuar ajo.
Marotta i kundërpërgjigjet Paraticit të Juventusit: Nuk e shesim Icardin, për Dybalan shohim në verë

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, do të ketë disa teste të mërkurën për ta përcaktuar shkallën e lëndimit të tij.

Sipas Gazzetta dello Sport, gjuri dhe gishti i Icardit do të shqyrtohen pas marrjes së fizioterapisë për një javë.
Sulmuesi u kthye në aksion me 26-tin të martën, por nuk ka luajtur për Nerazzurët pasi heqjes së shiritit të kapiteni javën e kaluar.
Ai ka humbur dy ndeshje me Rapid Vienën dhe Sampdorian. /Telegrafi/











































