Aktori i filmit “Lovely Bones”, ka thënë se turmat e fotografëve që ndjekin familjen Beckham kanë dëmtuar qetësinë e banorëve përreth.

“Hej, Beckham-ët. Ka qenë shumë qetë më herët në rrugën time. Pastaj David erdhi me familjen e tij. Menjëherë erdhën paparacit të cilën qëndrojnë ditë e natë. Tash ata ndjekin çdo veturë që ec nëpër rrugë”.

“Nuk po i them Beckham ta marrë familjen në shtëpi. Vetëm nuk jam i sigurt se pse në radhë të parë ai erdhi në Amerikë. Hej, nuk të duam ty futbollist. Nuk ka shanse që amerikanët të blejnë idenë të vraposh rrotull për 90 minuta pa bërë shumë gjëra. Ju faleminderit për përpjekjen djem, por do të qëndrojmë me bejsbollin dhe basketbollin”, ka thënë Wahlberg./Telegrafi/