LAJMI I FUNDIT:

VV ia shuan shpresat LDK-së për koalicion, LDK nuk tërhiqet thotë se do të vazhdojë përpjekjet

VV ia shuan shpresat LDK-së për koalicion, LDK nuk tërhiqet thotë se do të vazhdojë përpjekjet

Koalicioni LDK-LVV, duket se ka mbetur vetëm fjalë e këtyre dy partive. Kjo pasi që të dy partitë nuk po bien dakord në disa pika.

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se për të pasur koalicion duhet të ketë transparencë dhe besim të ndërsjellë.

Haxhiu në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se janë dy argumente për të cilat VV ka marr sinjal që LDK nuk dëshiron bashkëpunim.


“E para për shkak se kanë kandiduar kandidatin për kryeministër me koncensus pa pasur asnjë diskutim me LVV-në. Edhe ne si subjekt politik kemi mundur shumë herët që ta thërrasim Këshillin e Përgjithshëm, madje kemi pasur edhe presione nga aktivistët tanë që ta formailizojmë kandidatin tonë për kryeministër, që nuk e kemi bërë për shkak që kemi dashur të diskutojmë se cilat janë çështjet që duam t’i çojmë përpara, dhe nuk duam të bëjmë diçka të njëanshme.

I dyti argument është vendosja e një personi anti Vetëvendosje të cilit ia kanë lënë pushtetin e plotë të brendshëm për të vendosur për koalicione, që është Lutfi Haziri. Pra që nga vitit 2014, Lutfi Haziri është personi që në vazhdimësi e ka penguar bashkëpunimin tonë si dy subjekte politike”, ka thënë Haxhiu.

Sipas saj LVV nuk e ka problem të shkoj e vetme në zgjedhje.

“Pra ne si VV kemi qenë shumë të interesuar që ta kemi një front politik të përbërë nga dy subjektet politike më të mëdha në vend që është VV dhe LDK, por që në anën tjetër nuk kemi parë gatishmëri nga LDK. Në rrethana të tilla kur LDK ka dalë para aktit të kryer, ne fare nuk e kemi problem që të vazhdojmë të vetëm, dhe jemi më komod sepse jemi të bindur që do të dalim të parët”, është shprehur ajo.

Haxhiu ndër të tjera ka përmendur se cila është mundësia që VV dhe LDK të bëjë koalicion.

“Ne e dimë që jemi qendër e majtë, ata janë qendër e djathtë, por në rrethanat që kalon Kosova ne duhet të bëhemi bashkë për prioritete. Nëse ata tërheqin kandidatin për kryeministër kjo është rrethanë e re. Por, ne si VV nuk mendojmë që është mirë që në rrethanat e fundit siç kanë bërë subjektet tjera politike që ta bëjmë koalicionin shpejt e shpejt. Qytetarët duhet ta dinë që së pari jemi pajtuar për program, ndërsa nëse ata tërhiqen është rrethanë e re”, ka theksuar ajo.

E pyetur për koalicionet me partitë tjera, Haxhiu ka thënë se nuk është rruga e duhur për të bashkëpunuar.

“Lidhur me koalicionet me partitë tjera, janë dy dy pole të ndara të partive. Në njërën anë ku bënë pjesë PDK, AAK, Nisma dhe patericat e tyre, e cila e ka për synim që të vazhdoj me zhvatjen e shtetit dhe krimin e korrupsionin. Në anën tjetër është LVV që është garancë e ndryshimit. Ne nuk besojmë që komunikimi me këto subjekte është rruga e duhur sepse ish koalicioni i kaluar pra PAN duhet të shkojë në opozitë ndërsa VV dhe LDK duhet të jetë qeverisja e ardhshme”, ka deklaruar ajo.

Pavarësisht deklaratave të Haxhiut, në LDK thonë se ende do të flitet për koalicion me LVV-në.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se do të kenë takime sot edhe nesër me VV-në që të diskutojnë për koalicion.

“Përpjekjet e LDK-së për të lidhur koalicion me LVV do të vazhdojnë. Agjenda është e njëjtë, presim të kemi takime edhe sot edhe nesër që të diskutojmë lidhur me koalicionet”, ka thënë ai.

Kujtojmë se me vota unanime është përkrahur kandidatura e Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se LDK-ja ka vlerësuar lartë kontributin e Lutfi Hazirit si dhe kontributin e Vjosa Osmanit.

“Këshilli i Përgjithshëm në mënyrë unanime pa asnjë votë kundër dhe pa abstenime përkrahu propozimin e kryesisë Vjosa Osmanin për kandidat të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryeministre e ardhshme e Republikës së Kosovës”, pati thënë Mustafa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori