LAJMI I FUNDIT:

Vuçiqi e ngacmon Thaçin në Bruksel: Hashim, Federica më së shumti ka dëshirë të përqafohet me ty!  

Vuçiqi e ngacmon Thaçin në Bruksel: Hashim, Federica më së shumti ka dëshirë të përqafohet me ty!  

Në Bruksel u zhvillua një darkë pune e liderëve nga Ballkani Perëndimor me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Ky ishte takimi i fundit në këtë format për Mogherinin, pasi mandati i saj si kreu i diplomacisë evropiane përfundon më 1 dhjetor.

Në një video, të publikuar në kanalin zyrtar të Presidencës së Malit të Zi në YouTube, janë regjistruar detaje  ku shihen liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor teksa përshëndeten mes vete, në pritje të Përfaqësueses së Lartë të BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Aty shihet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi teksa shtrëngon duart me presidentë e kryeministra të shteteve të rajonit, e ndër ta edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe atë të Republikës Srpska, Millorad Dodik, transmeton Telegrafi.


Ndërkohë, aty paraqitet edhe Federica Mogherini, e cila përshëndetet me të ftuarit e saj nga Ballkani Perëndimor.

Mirëpo, ajo që i ka bërë përshtypje  presidentit serb, Alekdandar Vuçiq, ka qenë përshëndetja e Mogherinit me Thaçin.

“Hashim, Federica më së shumti ka dëshirë të puthet me ty”, dëgjohet teksa thotë Vuçiqi.

Thaçi nuk dëgjohet ta komentojë në këtë rast, mirëpo Vuçiqi ka vazhduar ta ngacmojë presidentin kosovar.

“Shikoni se si bëhet sikur nuk merr vesh serbisht, por flet shumë mirë”, thotë Vuçiqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori