LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq tregon se për çfarë kanë folur në telefon me Putinin – në bisedën e parë të tyre në pothuajse dy vjet e gjysmë

Vuçiq tregon se për çfarë kanë folur në telefon me Putinin – në bisedën e parë të tyre në pothuajse dy vjet e gjysmë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se ka biseduar me telefon me presidentin rus Vladimir Putin të dielën për herë të parë në dy vjet e gjysmë, teksa pritej një vendim në lidhje me pjesëmarrjen e Vuçiqit në samitin e BRICS.

Serbia, një kandidate e Bashkimit Evropian, ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë, duke ruajtur “marrëdhënie të ngushta dhe miqësore”.

Megjithatë, që nga fillimi i agresionit rus mbi Ukrainë Ukrainës, Serbia ka dënuar shkeljen e integritetit territorial të Kievit dhe Vuçiq ka pasur bisedime të kufizuara dypalëshe me Putinin, përcjell Telegrafi.


“Falënderova veçanërisht presidentin Putin për garancitë që Rusia do të sigurojë sasi të mjaftueshme gazi për Serbinë këtë dimër”, tha Vuçiq në një video-mesazh në mediat sociale.

Serbia ishte plotësisht e varur nga gazi rus kur forcat e Moskës pushtuan Ukrainën në shkurt 2022.

Që atëherë, duke ndjekur drejtimin e shumë vendeve të BE-së, Serbia ka punuar në gjetjen e burimeve alternative, por mbetet pjesërisht e varur nga Moska.

Dhe në bisedën e tij të parë të drejtpërdrejtë me Putinin që nga maji 2022, Vuçiq përsëriti se Serbia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për t’u përmbajtur nga sanksionet kundër Rusisë për konfliktin në Ukrainë.

“Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse. Kjo nuk do të ndryshojë”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Kremlini në një deklaratë tha se të dy liderët shprehën kënaqësinë për nivelin e marrëdhënieve dypalëshe, bazuar në “bashkësitë shpirtërore, kulturore dhe historike”.

Rusia po pret një përgjigje zyrtare ndaj ftesës së Putinit në shtator për Vuçiqin për të marrë pjesë në samitin e grupit BRICS – një aleancë e ekonomive në zhvillim – në Kazan më 22 deri në 24 tetor.

“Nëse them se do të shkoj në Kazan, kjo do të sinjalizojë fundin e rrugës evropiane të Serbisë. Nëse them diçka tjetër, ata do të pretendojnë se kam tradhtuar rusët”, kishte thënë Vuçiq në fillim të javës, duke shtuar se ai do të të njoftojë vendimin e tij për udhëtimin deri të hënën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori