LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq thotë se kanë ndodhur ndryshime tektonike në veri të Kosovës

Vuçiq thotë se kanë ndodhur ndryshime tektonike në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se dje në Kosovë kanë ndodhur ndryshime tektonike dhe se debakël kanë përjetuar shtetet e Kuintit dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

I pari i shtetit serb ka folur pas zgjedhjeve në komunat e veriut të Kosovës, ku kanë fituar kandidatët shqiptarë në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

“Nuk kam thënë rastësisht vetëm Albin Kurti, por të gjithë ata që e kanë inkurajuar dhe e kanë gënjyer veten se problemi është tek organizatat kriminale serbe dhe Beogradi”, tha Vuçiq.


“Së dyti, ky është një rezultat historik sepse asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore, ku pjesëmarrja në zgjedhje të jetë 0.029 për qind”, shtoi ai.

Kjo, siç thotë presidenti serb, tregoi edhe unitetin e madh të popullit serb, disiplinën dhe përgjegjësinë e serbëve, e cila gjë nuk është parë në historinë moderne, raporton N1.

Ai në konferencën për shtyp deklaroi se ndryshimet tektonike nuk do të jenë sipërfaqësore dhe të cekëta.

“Ajo që ndodhi dje ishte shumë më tepër se kaq – populli serb dje tregoi se po kërkon një qasje krejtësisht të ndryshme nga bashkësia ndërkombëtare. Ata nga fuqitë perëndimore po kërkojnë më shumë respekt, dialog të vërtetë dhe jo zgjidhje imponuese”, tha Vuçiq.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës shpalli rezultatet preliminare sipas të cilave numrin më të madh të votave për kryetar të Mitrovicës së Veriut e ka kandidati i Vetëvendosjes, Erden Atiq, me 66.5 për qind, gjegjësisht 519 vota.

Sipas rezultateve preliminare, kryetar i ri i Zubin Potokut është Izmir Zeqiri nga PDK-ja me 52.1 për qind ose 196 vota.

Ilir Peci nga PDK-ja ka fituar 60,7 për qind të votave në Zveçan ndërsa kandidatja e vetme nga komuniteti serb, Sllagjana Pantoviq, ka fituar 2,6 për qind ose 5 vota.

Kryetar i komunës së Leposaviqit është Lulzim Hetemi me 73.5 për qind ose 100 vota.

Partia Serbe e Kosovës, e cila nuk mori pjesë në zgjedhje, por ishte në fletëvotim, fitoi 1.5 për qind, përkatësisht për ta votuan dy persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori