Serbia do të hetojë ngjarjet që çuan në përleshje të armatosura në manastirin në Banjskë të Zveçanit, ngjarje për të cilën Kosova e fajëson Beogradin, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke mohuar çdo përfshirje të Qeverisë serbe në këtë ngjarje.
Një grup i armatosur – që sipas Kosovës ishte i përbërë prej rreth 30 personash – sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Policia më pas tha se në përleshje u vranë edhe tre sulmues.
Vuçiq i tha Reutersit se Beogradi dënon vrasjen e policit dhe shtoi se Serbia “do të nisë procedurat para trupave gjyqësorë” për të hetuar të dyshuarit.
“Se çfarë krimesh do të dyshohen, kjo u përket prokurorëve”, tha ai.
Vuçiq përsëriti pretendimin se një prej sulmueseve të vrarë është qëlluar në kokë nga Policia e Kosovës “nga një distancë prej një metër” pasi, sipas tij, ai ishte dorëzuar, duke e cilësuar këtë si “ekzekutim”.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, mohoi këto pretendime të Vuçiqit.
“Zyrtarët tanë kurrë nuk do të bënin diçka të tillë. Njërit prej të arrestuarve iu dha ndihma mjekësore në vendin ku u arrestua, me synim që t’i shpëtohej jeta, pasi ai ishte i plagosur”, tha ai.
Vuçiq mohoi akuzat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se Beogradi qëndron pas kësaj ngjarjeje. Lideri serb tha se Serbia nuk do të përfitonte asgjë nga kjo dhe vetëm do të rrezikonte pozicionin e saj në dialogun me Kosovën, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
“Pse kjo do të ishte në të mirë të Beogradit? Cili do të ishte qëllimi? Për të shkatërruar pozicionin tonë që e kemi ndërtuar që një vit? Për ta shkatërruar brenda një dite?… Serbia nuk do luftë”, tha ai.
Vuçiq po ashtu u zotua se Serbia do të hetojë origjinën e armëve që u konfiskuan nga Policia e Kosovës pas incidentit. Policia i ekspozoi armët dhe pajisjet e tjera që u gjetën në Banjskë, në mesin e të cilave kishte pushkë, mitralozë, raketahedhës, mina, granata dhe dronë.
Presidenti serb tha po ashtu se Millan Radoiçiq – nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit – i cili sipas autoriteteve të Kosovës udhëhoqi dhe mori pjesë në sulm, “do të merret në pyetje nga prokurorët”.
Vuçiq sërish akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se dëshiron të dëbojë serbët nga Kosova.
“Shkaku i të gjitha problemeve në Kosovë është Albin Kurti. Ai është i cili e solli gjithë këtë situatë”, tha Vuçiq.
Ai tha se refuzimi i Kurtit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka nxitur tensionet që çuan në dhunën në Banjska.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Por, Qeveria e Kosovës druan se një asociacion njëetnik mund të cenojë funksionalitetin e shtetit.
Vuçiq tha për Reuters se pozicioni i Serbisë sa i përket Kosovës “është i tmerrshëm” , por tha se Serbia do të qëndrojë me njerëzit e saj.
“Zgjidhja është gjithmonë dialogu”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit