LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Nuk mund ta pengojmë anëtarësimin e Kosovës në NATO, shpresat te Spanja dhe Hungaria

Vuçiq: Nuk mund ta pengojmë anëtarësimin e Kosovës në NATO, shpresat te Spanja dhe Hungaria

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar sot se Kosova nuk do ta ketë të lehtë të bëhet anëtare e NATO-s, siç tha ai, për shkak të rezistencës së fortë të Spanjës dhe Hungarisë.

Ai tha se në këtë çështje asgjë nuk varet nga Serbia sepse ajo nuk është anëtare e NATO-s.

“Ata mund të pranohen në NATO, por jo lehtë sepse ka vende anëtare që nuk e njohin Kosovën. Do të ketë rezistencë shumë të fortë nga Spanja, por edhe nga disa vende që e kanë njohur Kosovën, si vëllezërit dhe motrat tona nga Hungaria”, tha Vuçiq, raportojnë mediat serbe.


I pyetur nga  gazetarët për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Vuçiq tha se ishte një “turp i veçantë”.

“Asgjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori. Ata nisen nga parimi se ‘forca nuk i lutet Zotit’. Ata mendojnë se mund të bëjnë gjithçka, por ne do të presim momentin kur do të vendoset një ekuilibër pak më ndryshe i pushtetit për sa i përket respektimit më të madh të së drejtës publike ndërkombëtare, që është situata tani, brezi im apo i juaji, për këtë më vonë”, tha presidenti i Serbisë, transmeton Telegrafi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se autoritetet kanë njoftuar komandantin e KFOR-it dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, për lëvizjet e reja të Prishtinës, hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori