Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i cilësoi gënjeshtra pohimet e ngritura në një shkrim të revistës javore të gazetës New York Times për lidhjet e pretenduara të tij me botën e krimit në Serbi.
Shkrimi përshkruan me hollësi krime të kryera nga banda e Velko Belivukut, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani në Beograd. Ai dhe 29 pjesëtarë të grupit u arrestuan më 2021 dhe “në një seancë gjyqësore me dyer të mbyllura Velko Belivuku tha se banda e tij ishte organizuar ‘për nevojat dhe me urdhër të Aleksandër Vuçiçit’, sipas transkripteve të gjykatës”, thuhet në artikull.
Në një intervistë me televizionin proqeveritar serb “Happy”, presidenti serb tha se koha e publikimit të artikullit nuk ishte zgjedhur rastësisht.
“Teksti i pakuptimtë në New York Times është porositur para pesë muajsh dhe e kanë hartuar njerëzit këtu (në Serbi). Nuk e ka shkruar atë njëfarë amerikani, gazetar i lirë, që e kanë gjetur diku. Në tekst janë të gjitha gënjeshtrat që i kanë publikuar këtu për ta fshehur bashkëpunimin e tyre me klanin e Belivukut”, tha ai duke theksuar se është fshehur fakti se dy nga dëshmitarët kanë pohuar se është përgatitur “vrasja ime”.
“E kam kuptuar kohën kur është publikuar teksti, dhe atë pikërisht në kohën e bisedimeve (me Kosovën) në Bruksel, për të dërguar mesazhin e qartë, sepse unë e di si punojnë ata, CIA po bëhet gati, CIA të sheh dhe nëse nuk je i mirë dhe i dëgjueshëm, ky është vetëm fillimi. Përgjigjja ime është se kam kuptuar mesazhin. Nuk jam frikësuar, nuk jam i magjepsur me marrëzitë që i keni shkruar. Dhe fare nuk ju kam frikë. Do të luftoj për vendin tim. Vazhdoni të gënjeni me gënjeshtarët vendas, me bashkëpunëtorët e kriminelëve. Ishte aty edhe Boris Tadiq (ish presidenti serb) turp të ketë”, tha presidenti serb.
Partitë opozitare dhe disa grupe të të drejtave të njeriut akuzojnë presidentin Aleksandar Vuçiç dhe Partinë e tij Përparimtare Serbe në pushtet për autokraci, shtypje të lirisë së medias, dhunë ndaj kundërshtarëve politikë, korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Presidenti Vuçiq i mohon akuzat e tilla ndërsa vendi ecën në vijën e ngushtë ndërmjet aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe lidhjeve të ngushta ne Rusinë.
Serbia është vendi i vetëm evropian që nuk u është bashkuar sanksioneve kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, në radhë të parë për shkak të mbështetjes së Moskës për pretendimet e Beogradit ndaj Kosovës, pavarësinë e së cilës vazhdon ta kundërshtojë.
Në muajin mars, Serbia dhe Kosova u pajtuan për një marrëveshje të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre e cila nuk parasheh njohje të ndërsjellë.
Javën e kaluar udhëheqësit e të dyja vendeve u takuan në Bruksel për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes, por pa ndonjë përparim të dukshëm me gjithë paralajmërimet e diplomatëve perëndimorë për pasoja nëse marrëveshja nuk zbatohet.
Megjtihatë, analisti, Daniel Serwer, i tha Zërit të Amerikës se krahas zyrtarëve amerikanë, evropianët vazhdojnë të ofrojnë përkrahje të palëkundur për qeverinë serbe dhe në përgjithësi autokratët në Ballkan.
“Zyrtarët perëndimorë janë duke mashtruar veten dhe këtë po e bëjnë për një qëllim. Ata kanë hequr dorë nga demokracia liberale në Serbi, në Kosovë, në Bosnje, në përgjithësi në Ballkan. Dhe ajo që ata po bëjnë është të përpiqen të përdorin nacionalistët për të ruajtur paqen, në thelb, për të stabilizuar rajonin. Kjo është një ide që ka ekzistuar gjithmonë në Perëndim, por është bërë shumë e spikatur në administratën e presidentit Biden dhe ajo anon shumë drejt të qenit pozitiv për Beogradin, pa marrë parasysh çfarë ndodhë”, tha profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer.
Diplomatët perëndimorë thonë se marrëveshja e fundit është detyruese dhe duhet të zbatohet.
Shtetet e Bashkuara nga nesër do të dërgojnë në rajon Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar Samantha Power, për t’i inkurajuar palët që të qëndrojnë në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre dhe të vazhdojnë të ecin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri