Në mes të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, një tjetër sportist ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për 16-vjeçarin që garonte në mundje, Artem Pryimenko.


Lajmin për vrasjen e tij e ka konfirmuar trajneri nga Sumy, Yevhen Leonenko.

Për më keq, nga sulmi ajror rus, e gjithë familja e Pryimenkos ka mbetur e vrarë, e që forcat ruse kanë filluar tashmë sulme edhe më të ashpra.

Aktualisht ka shkuar në tre numri i sportistëve të vrarë në Ukrainë, ndërsa sportistët rusë po refuzojnë të dalin kundër veprimeve të Vladimir Putin. /Telegrafi/

telegrafi sport app