LAJMI I FUNDIT:

Vriten disa mercenarë sauditë në kryeqytetin e Jemenit

Vriten disa mercenarë sauditë në kryeqytetin e Jemenit

Ushtria jemenase ka vrarë një numër të madh të mercenarëve sauditë në Sana, kryeqytet i Jemenit.

Sipas kanalit televiziv jemenas AL Maserie, ushtria dhe forcat popullore të Jemenit, të enjten kanë arritur me sukses të shkatërrojnë një numër të madh të mercenarëve sauditë në rajonin Nahm, në lindje të Sanas, ku sipas disa burimeve, janë vrarë mbi 20 mercenarë sauditë.

Në këto sulme thuhet se janë plagosur dhjetëra mercenarë sauditë. Po ashtu, avionët e koalicionit agresor sauditë kanë vazhduar sulmet ne rajone të ndryshme të Jemenit sidomos në Al Xhuf, Taey dhe Lahaxh, duke vrarë disa qytetarë jemenas dhe duke plagosur shumë të tjerë.


Një informacion tjetër nga Jemeni bën të ditur se një nga liderët e lëvizjes popullore Ansarullah ka thënë se fuqitë e mëdha kanë theksuar për dorëheqjen e Abdurrabe Mansur Hadi, presidenti i vetëdorëhequr i Jemenit nga fusha politike.

Arabia Saudite në bashkëpunim me disa vende arabe të rajonit, nga 26 marsi i vitit 2015 kanë filluar sulme masive kundër Jemenit. Si pasojë e këtyre sulmeve janë vrarë mijëra civilë në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Në trend Botë

Më shumë
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori