Shoku i Renatos, 34-vjeçarit nga Shqipëria, i cili vrau ish-partneren e tij Suela Saliaj dhe më pas rrëmbeu vajzën 8-vjeçare, ka rrëfyer detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë.
Ai deklaroi se Renato dhe Suela kanë patur probleme tradhtie që prej vitit 2018-2019. Sipas tij, Suela e ka tradhtuar Renaton me një koleg të këtij të fundit.
“Me Renaton ishim shokë të ngushtë, jemi rritur bashkë këtu në Lakewood Ohio që në 2002-shin. Renato dhe Suela kanë patur probleme tradhtie që nga vitet 2018-2919. Tradhtia ishte me një koleg që Renato shiste siguracione jete dhe për këtë arsye ata u zhvendosën në Floria, dhe kur ai zbuloi tradhtinë, e la punën te siguracionet dhe bëri punë të ndryshme.
Nuk e di nëse e kishte falur, por mesa duket jo. Kohët e fundit nuk e lejonte të shikonte vajzën. Por kurrë nuk ka shprehur asgjë për këto që bëri. Nuk e di nëse ka qenë konsumator i lëndëve narkotike”, tha ai.
Shoku i Renatos ka rrëfyer se biseda e tyre e fundit ka qenë në korrik të 2023-shit. Një tjetër shok i tyre, i ka deklaruar se Renato prej dy vitesh ishte konsumator i lëndëve narkotike dhe se ushtronte dhunë ndaj prindërve të vetë.
“Në korrik të 2023-shit ka qenë hera e fundit e kontaktit me Renaton. Dhe nuk kishte shenja të tilla. Dhe as nuk shprehu gjë. Kur fola me A* (një mik tjetër) të hënën më tha: “nuk i hedh faj Renatos se e shkatërroi ajo”. Renato ishte djalë flori. Gjithmonë i qeshur e të përgjigjej në çdo gjë. Ajo iku dhe Renatos i iku jeta.
E shkreta vajza që humbi të dy prindërit. Viktima nuk ka faj, autori ka gjithmonë faj. Të gjithë e dinin dhe e dinë për tradhtinë. Por tani vonë mësova që ajo nuk e lejonte të takonte vajzën. Fola me një shok. Dhe më tha: “Suela shkonte mirë prindërit e Renatos dhe ai kishte dy vjet që konsumonte lëndë narkotike dhe kishte dhunuar prindërit e vet disa herë dhe ata nuk e kishin denoncuar. Para nja dy javësh kishte goditur të atin e vet dhe kishte frakturë në nofull.
Ata prapë nuk e kishin raportuar. Dhe kësaj radhe kishte ardhur me mendje për të marrë vajzën”, rrëfeu ai RTSH.
Disa ditë më parë, 34-vjeçari Muhaj vrau ish-partneren e tij Suela Saliaj dhe më pas rrëmbeu vajzën e tyre 8-vjeçare. Pak orë pas ngjarjes ai u arrestua.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHaxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri