LAJMI I FUNDIT:

Vetëdorëzohen në Polici dy të dyshuarit për plagosjen në Mitrovicë

Vetëdorëzohen në Polici dy të dyshuarit për plagosjen në Mitrovicë

Janë vetëdorëzuar në polici dy të dyshuarit për veprën penale “vrasje në tentativë” të ndodhur më 10 korrik të këtij viti, në Mitrovicë.

Për dy të dyshuarit një ditë më parë ishin publikuar edhe fotografitë e tyre, pasi që ishin shpallur në kërkim.

“Dy të dyshuarit F.Xh.,31 vjeçar dhe A.Xh.,22 vjeçar, janë vetdorëzuar sot në polici, pasi një ditë më parë ishin publikuar fotografitë e tyre të shpallur në kërkim si të dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë e ndodhur me datën 10.07.2024 në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, ku në këtë rast një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.


Sipas njoftimit të policisë tek njëri i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në veprën penale.

Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra hetimore tek i dyshuari A XH. është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në veprën penale.

Ndërsa pas procedurave të intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori