LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Batllavë, dëshmitarja: I dyshuari me tha “E vrava se e kishte kërkuar që moti”

Vrasja në Batllavë, dëshmitarja: I dyshuari me tha “E vrava se e kishte kërkuar që moti”

Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Batllavë të Podujevës.

Lidhur me rastin ka folur një grua e cila ka qenë dëshmitare e rastit.

Ajo tha se i dyshuari i kishte thënë asaj se e kishte vrarë viktimën sepse e kishte kërkuar që moti.


“I thashë: Çka ka ndodhur. Më tha: E vrava. E pyeta: Pse? më tha se moti e ka kërkuar”.

Dëshmitarja thotë se nuk e kishte parë viktimën por vetëm autorin i cili me armë në dorë ecte drejt automjetit të tij.

“Jo, nuk e kam parë atë personin me biçikletë por vetëm autorin e vrasjes. Ai me armë në dorë shkonte në drejtim të automjetit”, tha ajo për Klan Kosova.

Gruaja tregon se si kishte dëgjuar krismën e armës.

“Jam zgjuar në mëngjes. E kam bërë gati kafen, jam ulur ta pijë dhe e kam dëgjuar një krismë. E kam hapur dritaren dhe jam dal, e kam parë matanë urës një biçikletë që është rrëzuar. Prita që po del personi i cili ka qenë me atë biçikletë, por doli ai i cili e ka vrarë”, u shpreh tutje.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori