Darmen Keli, 25-vejçari që vrau me thikë Amarildo Hoxhallarin mbrëmjen e se shtunës në zonën e Astirit, ka dëshmuar në polici se sherri ndodhi pasi Amarildo së bashku me shokun e tij i ngacmoi të dashurën.
“Pashë nga ballkoni i banesës 2 persona me motor që po ngacmonin me fjalë të fejuarën. Pas kësaj i thirra për të ndaluar por më ofenduan dhe kur zbrita u konfliktuam fizikisht. Në sherr e sipër kam qëlluar disa herë me thikë Hoxhallarin, por nuk kisha për qëllim ta vrisja”.
Sherri banal mes dy të rinjve përfundoi në një ngjarje tragjike.
34-vjeçari Amarildo Hoxhallari u përplas fillimisht me fjalë me 25-vjeçarin Darmend Keli, i cili në gjaknxehtësi e sipër e goditi 4 herë me një thikë në gjoks dhe në këmbë. 34-vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës, por rreth 1 orë pas ngjarjes ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” arritën të arrestonin autorin vetëm pak minuta pas kryerjes së krimit. Ndërkohë është arrestuar dhe shoku i viktimës Amarildo Hoxhallari, ku dyshohet se ai ka qenë në gjendje të dehur gjatë kohës që drejtonte motorin dhe që të dy se bashku kanë intimiduar me fjalë të dashurën e Darmen Kelit.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, që shkaktoi tronditje tek qytetarët e shumtë që ndodheshin aty pranë, pasi konflikti ndodhi në një zonë mjaft të populluar.
Ky është krimi i dytë i pasionit brenda pak ditësh në Tiranë, që ka si shkak sherrin për partneret. Pak ditë më parë, efektivi i Policisë Erjon Goxhara plagosi me armën e shërbimit në zonën e ‘Komunës së Parisit’ kolegun e bashkëshortes së tij, pasi dyshonte për lidhje intime mes tyre./tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rashiq: Lista Serbe po ofron shuma marramendëse parash për t’i anuluar votat e partisë time
Ministria e Politikës Sociale i përgjigjet kryetarit të Komunës së Vrapçishtit: Shabani ta lexojë Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve
PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave
Rezultati i zgjedhjeve s’e përjashton mundësinë e krizës institucionale
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë me serverët e as software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti për të ulur besimin në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re