Avokatët e të paraburgosurve serbë në lidhje me vrasjen e liderit të SDP-së Oliver Ivanoviq në veri të Mitrovicës, sot kanë paralajmëruar se do të paraqesin ankesë në Apel lidhur me caktimit e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj tre të dyshuarve të arrestuar në veri lidhur me vrasjen e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq.
Dragisha Markoviq, Marko Rosiq dhe Nedelko Spasojeviq kanë dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi u arrestuan të premten nën dyshimin për përfshirje në vrasjen e politikanit serb në veri të Mitrovicës, ndërkohë që policia është në kërkim edhe të dy dyshuarve tjerë që kanë lidhje me rastin. Në mesin e tyre është edhe Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe.
Serbi i katërt i arrestuar dje Sasha Çurçiq pritet të dalë para gjykatës në Mitrovicë, pasi ai nuk akuzohet për vrasjen e politikanit serb, por për pengim të kryerjes së detyrës të policisë së Kosovës.
Avokati Dejan Vasiq ka thënë se aktakuza lidhur me vrasjen e Ivanoviq është kryesisht e bazuar në spekulimet e mediave dhe asgjë më shumë.
“Ne ende nuk kemi lexuar arsyetimin e këtij vendimi, por ajo me të cilën Prokuroria dispononte lidhur me lëndën, në realitet janë fjalë të buta, të holla. Këtu janë raporte të përshkruara nga mediat, asgjë tjetër. Ato që ata kanë theksuar në vendimin për paraburgim nuk janë aspak dëshmi, janë spekulime të mediave dhe asgjë më shumë. Kur të shkruani në Google për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ato që dalin në Google, këto janë qëllimet”, tha ai.
Ndërsa avokati tjetër Milosh Deleviq tha se pala mbrojtëse do të ankohet sapo të kenë marrë vendimin në gjuhën serbe.
“Konsideroj se është në interesin e serbëve, por edhe në interesin e shqiptarëve ndriçimi i vrasjes së Oliver Ivanoviq. Megjithatë, interes më i madh mbretëron në respektimin e të drejtave dhe sundimit të ligjit. Konsiderojmë se është shkelur ligji për përcaktimin e paraburgimit të klientëve tanë, pasi nuk ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepër penale me të cilën ata rëndohen. Sa i përket ankesës, do të bëjmë ankesë kur të na vijë vendimi në gjuhën serbe”, tha ai.
Avokati i të dyshuarit Nedelko Spasojoviq, ka bërë të ditur se tre serbët e arrestuar nën dyshimet për vrasjen e Ivanoviq janë dërguar në vuajtjen e dënimit, por se atyre nuk iu është thënë vendi. Ai ka shprehur besimin se të arrestuarit janë të pafajshëm dhe se ata do të lirohen, pasi sipas tij nuk ka bazë se kanë kryer veprën penale me të cilën ata rëndohen.
“Pasi sot është ditë jo pune, nuk kemi marrë vendimin në gjuhën serbe. Sipas informacioneve të gjykatës, këtë do ta marrim të hënën kur fillon të rrjedhë afati prej 24 orësh për ankesë. Nëse vendimi për paraburgim bazohet në gjendjen reale me të cilën disponon prokuroria dhe gjykata, jemi të bindur se ky rast do të përfundojë në favor të të pandehurve – që ata të lirohen.
Në komunikatën e Gjykatës Themelore, thuhej se kanë konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, po ashtu duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën janë kryer veprat penale, peshën e veprave penale, ashtu që nëse të pandehurit qëndrojnë në liri do të mund të përsërisnin veprat e njëjta apo të ngjashme penale.
Ndryshe, Oliver Ivanoviq u vra më 15 janar, rreth orës 09:00 para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës, raporton KP.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri