Lajmin e ka bërë të ditur për mediat italiane nëna e Marios.

“Im vëlla u vetëvra sot”, ka thënë Vera Mema.


Mësohet se daja i adoleshentit është gjetur i vetëvarur nga i biri 12-vjeçar.

Ndërkohë, Vera Mema nuk i beson versionit të Igli Metës për përfshirjen e djalit të saj në krim.

“Pas një jave ndërroi qëndrim. Mario është një viktimë. Igli kishte përgatitur gjithçka vetë, përse të fajësohet im bir”, është shprehur ajo. /Top Channel/