Gjergj Prenga, 50-vjeçari i cili mbeti i plagosur në atentatin që iu bë ish-kreut të OSHEE-së për Veriun, Saimir Jakut, rrëfen me detaje se çfarë ndodhi mëngjesin e së premtes në Rrëshen.
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ai tregon nga spitali se si arriti të shpëtojë, edhe pse ka marrë 4 plumba në trup. “Sa më kapën plumbat, unë jam shtrirë direkt. Jam ngritur kur dëgjova njërin që tha ‘e paskan vrarë edhe Gjergjin’. Kur u çova, pashë se Saimiri kishte vdekur”, tha Prenga. Gjithashtu, 50-vjeçari tregon se me viktimën kishte një lidhje miqësie dhe se nuk ka qenë në dijeni të ndonjë konflikti që 33-vjeçari mund të ketë pasur.
Gjergji, si ndodhi ngjarja mëngjesin e së premtes kur ju mbetët i plagosur?
Isha ulur të pija një kafe me Saimirin. Unë atë e kam mik shtëpie. Vajza e xhaxhait tim dhe motra e tij janë kunata. Kisha shoqëri miqësore me të. Në momentin që unë dal nga agjencia ime, e cila ndodhet afër lokalit ku u ula me të, Saimiri ma bën me dorë ‘hajde ulu’. Shkova u ula. Në fillim i jam ulur afër dhe, për fatin tim, Saimiri më tha ‘merr një karrige dhe shtyu pak, mos më vagullo këtu’. Unë u ula pak më larg tij. Në tavolinë kishim edhe nipin e tij. Në atë kohë më ka marrë në telefon një miku im që të shkoja në Mal të Zi të bëja një transport me kamion. Në ato momente, më kanë ardhur dy plumba befas dhe më kanë kapur te krahu.
Ju keni qenë i ulur përballë rrugës nga erdhën autorët? I patë se kush ishin?
Unë kam qenë i ulur me kurriz. Nuk pashë asgjë. Në atë kohë, sa më kapën plumbat, unë jam shtrirë direkt. Dhe pasi mora dy plumba në krah, më ka ardhur një rikoshet në këmbë. Pasi jam shtrirë, më ka ardhur edhe një fishek te krahu tjetër, më kaloi anash. Unë nuk kam lëvizur më derisa pushoi komplet situata. Jam ngritur kur kam dëgjuar njërin që tha ‘e paskan vrarë edhe Gjergjin’. Kur u çova, pashë se Saimiri kishte vdekur.
Po gjatë kohës që ke qëndruar i shtirë në tokë, arrite të shihje dikë?
Jo, nuk munda të shihja asgjë. Dëgjoja vetëm të shtënat dhe ndjeva plumbat që më kapën mua. E gjithë ngjarja ndodhi në pak sekonda. Skena ishte si në filma. Unë as nuk pashë njeri fare e jo më t’i njihja.
Kur erdhën autorët, folën diçka apo qëlluan direkt me armë?
Nuk më kujtohet asgjë, sepse në ato momente nuk e kisha mendjen të dëgjoja se çfarë mund të flitej.
Kush ju çoi në spital?
Jam ngritur dhe kam ecur vetë, edhe pse isha i mpirë. Pastaj poshtë shtëpisë u dobësova pak dhe më morën qytetarët që më çuan në spital. Pastaj më sollën këtu në Tiranë. Këtu mora ndihmën mjekësore, ku dua të falënderoj edhe drejtorin e spitalit, Gjovalin Bushin si dhe të gjithë miqtë e mi që më kanë dhënë forcë.
Sa plumba ke marrë?
Unë kam marrë dy plumba në krahun e djathtë, një rikoshet në këmbë dhe një plumb në krahun e majt. Kam marrë katër plumba. Deshi Zoti që unë sot jam gjallë në gjithë atë që ndodhi! Mbase edhe personi që ka qëlluar me armë nuk ka pasur punë me mua dhe më ka ruajtur, nuk më ka vrarë.
Lokali ku ju ishit ulur është shumë pranë komisariatit të Rrëshenit. Nuk kishte efektivë policie aty?
Nuk e kam pasur mendjen të shihja se kush ishte aty. Më mbrapa kam pyetur njerëzit se çfarë ndodhi.
Sa kohë kishe që ishe ulur me Saimirin?
Mund të kem ndenjur rreth 3 ose 4 minuta. Sepse doja të ikja, por rreziku më kapi.
Ju ka treguar Saimiri se për çfarë arsyeje ia kishin ndryshuar vendin e punës apo për ndonjë konflikt që ai mund të ketë pasur?
Nuk kam qenë në brendësi të asnjë lloj historie të tij. Sa herë që jam ulur me të, nuk e kam ditur kurrën e kurrës se ai mund të kishte probleme me ndonjë njeri. Të paktën unë personalisht. Ai ishte një tip që nuk tregonte gjë, nuk fliste me njeri fare. Kurrën e kurrës nuk më ka treguar asgjë. Dhe kurrën e kurrës unë nuk e di që ai mund të ketë pasur probleme. Madje, edhe kur më ka pyetur policia për ngjarjen, u kam thënë se jam shtrirë në moment dhe nuk po merrja vesh se çfarë po bëhej.
Para një viti e gjysmë Saimirit i është bërë edhe një atentat tjetër. Keni pasur dijeni për këtë gjë?
Jo, nuk kam pasur dijeni. Sepse unë kam punuar në rrugën Tiranë-Athinë dhe ka pasur raste që kam ndenjur edhe me ditë dhe net andej, e s’kam marrë vesh asgjë për të.
Disa muaj më parë, ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar një status në faqen e tij nj rrjetin social “Facebook” se Saimir Jaku ka qenë i dënuar në Itali për drogë…
Nuk di asnjë lloj historie dhe asnjë lloj gjëje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi-diaspora-e1739044983494-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Humb jetën punëtori nga India në një gurore në Shqipëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/900-0-1739028947xscreenshot-2-241-780x439.png)
Humb jetën punëtori nga India në një gurore në Shqipëri
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti