Ish-polici i Minneapolisit, Derek Chauvin i ka kërkuar gjykatësit që të hedhë poshtë akuzat kundër tij për vrasjen e George Floydt.

Avokati i Chauvinit tha se nuk ekziston ndonjë provë se është kryer vrasje e shkallës së dytë apo vrasje e shkallës së tretë.


Vrasja e Floydt shkaktoi protesta në të gjithë botën kundër racizmit sistematik dhe brutal të policisë, raporton CNN, transmeton Telegrafi.

200604084009 officers charged minneapolis george floyd death exlarge 169

Ndërkohë, prokurorët pohuan se vrasja e personit me ngjyrë ishte aq mizore, sa që do të dëshironin dënime më të rrepta se sa parashihen në shtetin federal amerikan.

Prokurorët e rastit njoftuan se do të kërkojnë "dënime më të lartë" kundër Chauvin, J. Alexander Kuengit, Thomas Kiernan Lanet dhe Tou Thaot.

Ndryshe, Floyd vdiq më 25 maj pasi Chauvin i kishte vendosur këmbën në qafë për gati tetë minuta. Tre ish-policë të tjerë akuzohen për ndihmë në vrasje. Të katër oficerët u pushuan nga puna. /Telegrafi/