Në Gjykatën Penale në Bruksel është duke vazhduar gjykimi ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e aktivistit kosovar Enver Hadri, 35 vjet më parë, pasi të njëjtit ishin dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2016.
Të akuzuarit serbë që punonin në shërbimin sekret jugosllav, të cilët dyshohen se kryen këtë vrasje Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq janë ankuar ndaj vendimit të gjykatës, ndërkaq Bozhidar Spasiq, ish-zyrtar i UDB-së, për të cilin thuhet se ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Enver Hadrit, nuk është ankuar në këtë vendim.
Në vitin 2016 të tre ishin dënuar me burgim të përjetshëm, por që Serbia nuk i ekstradoi.
Procesi gjyqësor për vrasjen e aktivistit Kosovar Enver Hadri nisi këtë javë në Gjykatën në Bruksel.
Tre të akuzuarit për vrasjen e Hadrit në vitin 2016 janë shpallur fajtor me burgim të përjetshëm në Belgjikë.
Në vitin 2016 ata janë dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm. Të tretë gjenden në Serbi, ndërsa autoritetet e Beogradit refuzojnë t’i ekstradojnë në Belgjikë. Vajza më e vogël e Hadrit, Teuta ishte 13 vjeçe kur i është vrarë Babai.
Procesi zhvillohet vetëm për dy nga tre të dënuarit Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq.
Ata kanë deponuar ankesë ndaj vendimit paraprak, ndërsa i treti, Bozhidar Spasiq, ish zyrtar i UDB-së për të cilin thuhet se ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Enver Hadrit nuk është ankuar në këtë vendim.
Ditët e fundit, kur u aktualizua çështja e rinisjes së gjykimit, Spasiq u paraqit në disa mediume serbe.
Enver Hadri u vra në mes të ditës në Bruksel, më 25 shkurt të vitit 1990 derisa ishte në në timon të makinës së ndalur para semaforit të kuq. Edhe gjykata belge ka konstatuar se vrasja e tij ishte porositur nga shërbimi sekret jugosllav, ndërsa është ekzekutuar nga kriminelët me ndihmë logjistike nga Beogradi.
Dosja Hadri në gjykatën penale belge numëron mbi 3000 faqe. Anëtarët e jurisë, gjithsej 12, paraprakisht do të dëgjojnë edhe të gjeturat e dëshmitarëve: në mesin e tyre ekspert ndërkombëtarë të cilët do të elaborojnë kontekstin gjeopolitk dhe mënyrën se si kanë funksionuar shërbimet sekrete gjatë të 90-tave.
Procesi pritet të zhvillohet deri në fund të muajit janar./rtk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova