Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të mërkurën do të jetë në ndikim të masave të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, ndërkaq reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.


Në Alpe dhe në male në verilindje reshje bore me intensitet të ulët.

Era me drejtim nga kuadrati lindjes me shpejtësi mesatare 8m/sek, e cila në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 18m/sek.

Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/