Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 - 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/