LAJMI I FUNDIT:

Vranësira dhe temperatura të ulëta në Shqipëri

Vranësira dhe temperatura të ulëta në Shqipëri

Shqipëria do të vijojë të jetë në dominimin e vranësirave të shumta dhe momenteve të shkurtra me kthjellime përgjatë gjithë ditës.

Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes gradualisht t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në vend, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu, të cilat më të fokusuara reshjet do të jenë në zonat jugore dhe veriperëndimore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0 gradë Celsius deri në 18 gradë Celsius. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Juglindor kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë. /Tch/Telegrafi/