Ish-kryeshefi i ndërmarrjes Trepça, Hysen Vrajolli, i cili dha dorëheqje të enjten nga kjo pozitë, ka thënë se deri tek ky vendim erdhi pas presioneve të shumta nga Qeveria. Pagat e minatorëve, Vrajolli thotë se u kushtëzuan me dorëheqjen e tij.
Në prill të këtij viti, Hysen Vrajolli, inxhinier me përvojë 36 vjeçare në miniera, erdhi në krye të ndërmarrjes Trepça si ushtrues detyre.
Mirëpo, Vrajolli pas rreth 7 muaj ka dhënë dorëheqje. Mëngjesin e së enjtes, në kohën kur minatorët ishin në grevë duke kërkuar pagën e tetorit, ai njoftoi për këtë vendim, për të cilin thotë se kishte presion. Pagat e punëtorëve, ai thotë se u kushtëzuan me dorëheqjen e tij.
“Pasi që të hënën unë nuk dhashë dorëheqje ose nuk më shkarkoj bordi, na i hoqën 1 milion euro dhe thanë nuk i keni 1.1 milionë euro, por i keni 1 milion euro. Pyeta në ministri, ministria tha nuk ekzekutohen paret brenda javës. Punëtorët e dëgjuan këtë dhe e kuptuan që nuk po i marrin pagat, shkuan në grevë dhe unë e kuptova që pa dhënë dorëheqje pagat nuk dalin, unë dhashë dorëheqje dje në mëngjes dhe pagat dolën në ora 16:00”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Hysen Vrajolli.
Ish-kryeshefi vlerëson se e gjithë kjo situatë u krijua, në mënyrë që në vend të tij Qeveria ta sjellë dikë që u shkon për shtati interesave të tyre.
“Trysnia ka qenë evidente, ka qenë edhe para mediave. Ka qenë një kualifikim për menaxhim jo të mirë edhe pse nuk kemi diskutuar për menaxhim kurrë nuk kam pasur asnjë vërejtje sa i përket menaxhimit. Kur doli ajo për një minutë, kjo ka qenë një formë e linçimit dhe e shantazhit, për me dhënë dorëheqje. Këtë e kam bërë me shumë kënaqësi po them”, thotë Vrajolli, përcjell Telegrafi.
60 vjeçari tregon se kishin një plan për ta shpëtuar Trepçën nga kriza.
“E kemi rritur prodhimin për 28 përqind dhe i kemi ulur shpenzimet për 60 përqind. Kjo ka qenë suksesi jonë”, shton më tej Vrajolli.
Bordi i përkohshëm kombinatit metalurgjik emëroi si ushtrues detyre të kryeshefit, inxhinierin e ri Enes Muzaqi. Muzaqi para se të vinte në këtë pozitë, ishte drejtor i hulumtimit në Trepçë. Ai u zgjodh me votë unanime./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro – arrestohet një i dyshuar
Për shkak të mjegullës, ulje e dukshmërisë në rrugën Tetovë-Gajre dhe Kulla-Katllanovë
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025