Vozit kamionin me shpejtësi të madhe në anën e kundërt të autostradës "Ibrahim Rugova" (Video)

Një kamion është filmuar teksa ka lëvizur në anën e kundërt të korsesë në autostradën "Ibrahim Rugova".
Kamioni ka lëvizur me një shpejtësi të madhe, duke rrezikuar kështu automjetet e tjera.
Një lexues i ka dërguar në Telegrafit një video në të cilën shihet një kamion ngjyrë e kaltër, duke ecur në krahun tjetër të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në drejtim të gabuar.
Ky nuk është rasti i parë kur persona të papërgjegjshëm bëjnë veprime të tilla që rrezikojnë seriozisht jetën e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion./Telegrafi
Nga
Telegrafi
13/10/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































