Lis Bukuroca
Nëse votoni burra, votoni njerëz që dëshirojnë të bëhen të parët, edhe atë, pa zgjedhur mjetet. Nuk janë ata fajtorë, por edukata e gabueshme, që pret prej djemve me çdo kusht sukses, profilizim, pasuri, pa zgjedhur metodat, përndryshe nuk shihen si burra të vërtetë.
Nëse votoni gra, atëherë do votoni njerëz të moralshëm, që duan të bëhen më të mirë, edhe atë, duke u bazuar në dije, aftësi, empati dhe përgjegjësi sociale.
Ne themi: “Burgu është për burra” dhe çmojmë rrezikimin e lirisë sepse atij proverbi, i menduar për të fisnikëruar vetëflijimin përballë pushtuesit apo diktatorit, i qasen të gjithë kriminelët e sotshëm dhe kështu, në burg, përkëdhelin integritetin e tyre ata që përnjëmend nuk e kanë më.
Arsyeja e dallimeve: bijat i edukojmë të bëhen të moralshme, të mos krekosen, të rrinë poshtë, të jenë të drejta, kurse djemtë domosdoshmërish të pasurohen dhe të ngjiten sa më lart, edhe nëse thyejnë qafën dhe rrezikojnë burgun. Me rëndësi të ketë grumbulluar mjaft para dhe të mbetet një shumë e madhe, pasi të ketë paguar avokatët, apo pasi të ketë dalë nga burgu.
Te gruaja vlerësojmë dijen, profesionalizmin, moralin, te burrat pasurimin!
Gratë nuk shajnë nga nëna.
Nuk i pëlqejnë gënjeshtrat.
Nuk i duan mashtrimet.
Kanë respekt ndaj ligjit.
Ato nuk vjedhin, shumica jo.
Ato nuk falin vende të punës për seks.
Ato nuk kërcënojnë me vrasje.
Ato nuk tradhtojnë atdheun.
Ato nuk vrasin dhe nuk rrahin burra.
Ato nuk i cilësojnë burrat si kurva: si të pamoralshëm, të paaftë, të pakujdesshëm, edhe pse ka mjaft nga ky lloj.
Gratë janë ato që dinë të ruajnë fëmijët dhe familjen, edhe pa burrë. Ato që dinë të bëjnë këtë, dinë të ruajnë edhe shoqërinë, edhe imazhin, edhe drejtësinë. Gratë nuk duan diskriminimin. Ato, nëse janë të lira dhe të barabarta, nuk kultivojnë padrejtësinë as në shtëpi, as jashtë. Për gratë tona kemi vazhdimisht vlerësime pozitive, për burrat, kryesisht negative.
Asnjë parti nuk është e pastër sa të votohet symbyllur. Kemi një lider të mirë, por në partinë e tij ka kandidatë për deputetë mercenarë, që nuk meritojnë vota. Tjetra ka kandidatë të mirë, por jo lider, që meriton të jetë në krye të partisë. Kemi edhe parti me anëtarë e lider, që ekzistojnë për të dobësuar traumat vetjake. Këta të fundit, sikur të mos i bënte të famshëm media, do të kalonin në moskezistencë, ku praktikisht meritojnë të jenë, ose ku janë.
Kur hajduti planifikon luftën kundër hajnisë, ai mbron vetëm hapësirën dhe ekskluzivitetin, ku ai mendon të vazhdojë me vjedhjen.
Kur i pafytyri flet për moral, domethënë aty amoraliteti është normë sociale.
Kur gjykatësi merr vendime jo të drejta, domethënë se kriminelët janë bërë gjykatës.
Kur plagjiatori lufton plagjiaturën, domethënë përpiqet të shumojë njerëz si vetja.
Kur i korruptuari premton luftimin e korrupsionit, ai dëshiron të pamundësojë burgosjen e vetes dhe shokëve të vet.
Kur atdhetari ka brenda partisë urrejtës të historisë shqiptare dhe dashnorë të pushtuesve, atëherë kjo dëshmon se aty ka gjithçka, por jo parime dinjitoze, njerëzore. Kjo dëshmon se partia është kazan.
Nuk ka një parti që meriton besimin symbyllur. Jemi popull i vogël dhe të mirët janë shpërndarë në shumë parti, prandaj duhet votuar kudo që është mundur gra dhe intelektualë të vërtetë. Kuvendi është vend ku duhet të bëjnë debat njerëzit e dijshëm, jo rrugaçët. Këta të fundit dëmtojnë edhe rininë.
Nëse do të kemi gjysmën e Kuvendit me gra, bota do të na vështronte ndryshe. Ne nuk duhet ta bëjmë për ta, por për veten, sepse gjendjen që kemi sot, me të mirat dhe të ligat, është rezultat i burrave!
Në Shqipëri diku 94 për qind të veprave të kundërligjshme i bëjnë burrat. Në Kosovë 96.1 për qind, djemtë apo burrat dhe 3.9 për qind vajzat apo gratë. Kjo statistikë mjafton për t’iu dhënë votën grave, pa marrë parasysh në cilën parti gjenden.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumbardhsalihu_3494118610026710940s2025-2-19-0.0.111-story-e1739919666748-780x439.jpg)
Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame