Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi bëri të ditur se në orën 7:00 të mëngjesit ka filluar votimi në përfaqësitë diplomatike.
Në konferencë për media, Elezi bëri të ditur se janë hapur qendrat e votimit në shtetet evropiane, ndërkaq votimi në përfaqësitë diplomatike në ShBA dhje Kanada do të fillojë në orën 13:00.
“Në orën 13:00 sipas kohës lokale të Kosovës planifikohen të hapet edhe procesi i votimit në ambasadën e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Uashington deri në konsullatën e Nju Jorkut, gjithashtu edhe në ambasadën e Kosovës në Kanada, respektivisht në Otavë, si dhe në konsullatën e Torontës”, tha Elezi.
Ai tha se numri i përgjithshëm i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar është mbi 20 mijë.
“Numri i përgjithshëm i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar në këto 30 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës është 20 mijë e 324. Sqarojmë se vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë gjatë ditës së sotme, pasi në listën e votuesve e cila është dërguar në përfaqësitë diplomatike janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi.
Pra, në kohën kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit nga 29 gushti deri më 26 dhjetor 2024. Procesi i votimit do të zhvillohet në 43 vendvotime që u përkasin 16 ambasada dhe 14 konsullatave të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 19 shtete të ndryshme”, shtoi ai.
Votimi në përfaqësi diplomatike ka filluar në orën 07:00 dhe mbyllet në orën 19:00 sipas kohës lokale në secilin vend. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kandidati për deputet, Egzon Kelmendi-Elkosi: Më 9 shkurt Kosova voton, për Kosovën fituese
Kandidati për deputet Fadil Demaku takon qytetarët në Prishtinë: Secili prej jush forcon themelin e lëvizjes sonë për një Kosovë më të mirë
Enver Hoxhaj publikon momentet më të mira nga fushata, falënderon mbështetësit
Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht
Diaspora nis votimin nëpër ambasada
Zgjedhjet e 9 shkurtit, për herë të parë po votohet në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti