LAJMI I FUNDIT:

Von Cramon: Nuk ka liberalizim të shpejtë të vizave për Kosovën

Von Cramon: Nuk ka liberalizim të shpejtë të vizave për Kosovën

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka deklaruar për RTV Dukagjinin se gjasat për liberalizimin e vizave për Kosovën gjatë presidencës së Portugalisë janë shumë të vogla.

Von Cramon thotë se për fat të keq nuk është mundur të bëhet ndonjë progres për shkak të skepticizmit të disa vendeve evropiane.


Në anën tjetër zyrtarët e BE-së qëndrojnë të heshtur pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se nuk do të njohë Kosovën deri në vitin 2022.

Peter Stano thotë se nuk është punë e BE-së të komentojnë çdo deklaratë të politikanëve në rajon.

Këto zhvillime i ka komentuar analisti Fisnik Halimi.

“Çështja e liberalizimit të vizave nuk ndërlidhet me ndonjë presidencë të caktuar. Ne në këtë proces kemi qenë edhe kur presidencën e BE-së e kanë pasur kroatët apo gjermanët apo edhe vende tjera mike, por liberalizimi nuk ka ndodhur”, tha ndër të tjera Fisnik Halimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori