Dukja që mund të ketë, është shumë e këndshme

Modeli i tanishëm i Volkswagen Tiguan, i lansuar më 2016 është shumë i pëlqyer dhe megjithëse nuk është vjetruar, kanë filluar përgatitjet për ndryshim, që duket se do të jetë shumë i madh, transmeton Telegrafi.


Në fillim të muajit, Volkswagen bëri të ditur se do ta kthejë Tiguanin e ri në një crossover kupe, që do të ketë më shumë stil. Gjë që do të ishte një ndryshim i këndshëm, për dallim prej stilit më të thjeshtë që e ka tani.

Megjithëse Volkswagen e ka mbajtur shumë fshehtë dhe nuk është parë ndonjëherë duke u testuar, nuk e ka ndaluar kompaninë Kolesa që ta ilustrojë dizajnin që do të ketë.

Ky model do të ndërtohet në platformën MQB, që e ka zhvilluar Volkswagen, andaj do të ketë dizajnë të tërësishme.

Sipas këtij fakti, është menduar Volkswagen Tiguan i ri, që do t’i përshtatet modeleve moderne dhe të jetë sa më komod. /Telegrafi/

Volkswagen foto 2 2

Volkswagen foto 3 2

Volkswagen foto 4 2

Volkswagen foto 5 2

Volkswagen foto 6 2

Volkswagen foto 7 2

Volkswagen foto 8 2